Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu, bashkë apo të ndarë?

Fillimisht u fol nën zë për ndarjen e Anxhelinës me Fatmir Hysenbelliun, pastaj marrëdhënia e tyre u përfshi edhe në media. Madje, disa shkuan edhe te shkaku duke thënë se një ndër arsyet ishte fakti që Oni kishte filluar të frekuentohej me Angela Martinin.

Fotot që mungonin në rrjetet sociale i shtuan edhe më shumë dyshimet se “ku ka zë nuk është pa gjë”, aq sa pak ditë më parë, doli në skenë një foto tjetër e dy të rinjve nga i njëjti vend, e cila sërish i bëri lëmsh ndjekësit : janë bashkë apo janë ndarë? Derisa mbrëmjen e djeshme, e ëma e Anxhelinës, Albërie Hadërgjonaj, ndër të tjera, ka folur edhe për marrëdhënien mes dy të rinjve. E ftuar në studion e “Oktapod”, Albëria tregon se marrëdhënia e tyre është si e të rinjve “një herë zihen, një herë pajtohen”, – tha ajo duke treguar se Onin (Fatmirin) e ka shumë për zemër dhe se ata të dy i ka parë të rriten bashkë: “Unë Onin e kam shumë xhan dhe i thashë ‘mua nuk më intereson’ – shton Albëria.

Distanca, sipas saj, është një pengesë që po e vëshirëson lidhjen e dy të rinjve, të cilët, për momentin duket se janë rikthyer, ndërsa e ëma, me shumë sportivitet, thotë se “pak rëndësi ka nëse funksionon. Kështu është kur janë larg. Anxhelina ka prioritet studimet. Ai është djalë i ri, bukurosh. Këto femrat e bukura i gjuajnë të bukurit dhe nuk kanë faj” – tregon Albëria, duke ngritur edhe një herë dyshimet se shkak i zënkës së çiftit mund të jetë vërtet një flirt i një vajze të bukur (si Angela) me një djalë të bukur. Gjithsesi, Albëria mendon se kjo është një gjendje kalimtare dhe ata janë ende shumë të rinj për të menduar gjëra të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button