Anxhelina Hadërgjonaj zbulon surprizën e radhës, me këtë personazh nuk e kishit menduar

Jetën prej vitesh në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, e ka shfrytëzuar edhe për të krijuar miqësi me personazhe të njohur në fushën e showbiz-it ndërkombëtar. Nëse pak kohë më parë, miqësia me make up artistin e motrave Kardashian, Ariel Tejada, u vu në fokus të mediave për shkak të fotove që ky i fundit publikoi në profilin e tij në Instagram, duket se nuk është i vetmi me të cilin Anxhelina ka lidhur miqësi për projektet e saj në fushën e modelingut dhe fotografisë.

Përveҫ pasionit për muzikën dhe fotografinë, Anxhelina publikon vazhdimisht në profilin e saj edhe video të ndryshme kërcimi, duke treguar se vallëzimi është një prej pasioneve të saj të hershme. E një prej personazheve të kësaj fushe është pikërisht balerina seksi Teyana Taylor, që ditët e fundit ka tronditur rrjetin me videon e re të Kanye West, Fade, ku ajo ishte protagoniste. Anxhelina, madje, pak ditë më parë, postoi edhe një video të balerinës në profilin e saj në Instagram.

Bashkë me Anxhelinën dhe Taylor, në këtë foto është edhe këngëtari i famshëm Usher. Ҫ’të ketë në planet e së ardhmes Anxhelina?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button