Marrëveshja e pazbatueshme Kosovë-Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë filluar ende zbatimin e marrëveshjes për përfaqësim të përbashkët konsullor nëpër qytete të shteteve të caktuara, të nënshkruar gati dy vite më parë.

Ministria e Punëve të Jashtme e arsyeton vonesën me faktin se në Shqipëri kishte një tranzicion politik, andaj edhe kjo u reflektua me zvarritje.

Ndërkaq burime të gazetës “Tribuna” thonë se ka edhe probleme financiare, sidomos nga ana e Shqipërisë që të niset me zbatimin e marrëveshjes. Të njëjtat burime thonë se mund të pritet që Tirana të shtojë eventualisht buxhetin për shërbimin konsullor e diplomatik vitin tjetër, në mënyrë që të mund të startohet.

Deri atëherë, qytetarët e të dyja vendeve nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet që u ishin premtuar. Artan Behrami, zëdhënës dhe këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje është paraparë të startojë në konsullatën e Kosovës në Stamboll./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button