Sinjalet nga Zajazi nuk kanë rëndësi pa flamurin e Maqedonisë?

Antonio Spasev, kolumnë –“Menduhu dhe Aliu nuk i kapin sinjalet tona”, Dnevnik

U Festua flamuri Shqiptar. U dërgua sinjali se simboli është me rëndësi. Mirë. Por a i kapin dot Ahmet dhe Thaqi sinjalet që po ua dërgojmë ne Maqedonasit. Edhe për ne është e rëndësishme të respektohet flamuri shtetëror i Maqedonisë, por nuk gjendet aty ku janë të dy politikanët.

Todor Pendarov, kolumnë – “Vallë po bëhemi shtet pa ardhmëri”, Utrinsi Vesnik

Ambasadori Volers deklaratës për identitet i dha vulë personale, por besoj se të gjithë e kanë të qartë se ambasadori amerikan asnjëherë nuk flet personalisht.

Angel Ivanov, kolumnë –“Lexim sipas Vuk-ut me nënshkrim të Shqiponjës”,Dnevnik

Nuk e fajësoj Volersin që e kreu punën e tij. Kjo është puna e tij. Ai ose cilidoqoftë ambasador tjetër, kudo qoftë, asnjëherë nuk e tregon “mendimin personal”, për ata mendojnë dhe mendimi u vjen gati, puna e tyre është vetëm të tregojnë.

Erol Rizaov, kolumnë – “Deri kur do të qajmë dhe gënjejmë”, Utrinski Vesnik

Çka nëse pas 10,20 ose 30 vitesh një garniturë politike dhe pjesa më e madhe e opinionit pranojnë kompromis me Greqinë dhe gjejnë zgjidhje për emrin dhe kjo do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Kush do të jetë tradhtari më i madh – ata që do ta bëjnë atë ose ata që nuk e kanë bërë atë.

Ramadan Ramadani, kolumnë – “Maqedonia nuk është shtet fqinj, i yni është!”, Fokus

Mospasja e vetëdijes për të kaluarën e afërt dhe për të tanishmen do të thotë të mos mbash në mend çfarë ka ndodhur pothuajse dje ose se çfarë po ndodh sot, edhe se pikërisht kjo ka shanse të replikohet nesër. E, nuk është edhe diçka aq e largët si vendimi i Filipit ta merr për grua Iliro – Shqiptaren Olimpia, e cila do të ia lind Aleksandrin?!

Jadranka Kostova, kolumnë –“Kopeja e dëgjueshme e çobanit”, Fokus

Edhe Hitleri edhe Stalini kanë sunduar sepse shumica e qytetarëve me dëgjueshmëri i kanë ndjekur urdhrat e tyre. Sot tek ne mendoj se dëgjueshmëria partiake është vdekjeprurëse.

Xhelal Hoxhiq, kolumnë –“ Marendë nacionaliste”, Fokus

Politikanët erdhën ta hapin ndërtesën e re shkollore, të fotografohen dhe të fitojnë edhe pak pika politike. Që të jetë edhe më e madhe ironia, ndërtesa e re nuk është e kyçur me sistemin ngrohës, kështu që fëmijët do të mësojnë akoma në barakat e kalbura, të cilat nuk kanë asgjë, por kanë ngrohje.

Vasil Mickovski, kolumnë –“ Regjim dhe infrastrukturë”, Slloboden Peçat

Gruevski me ndihmë të mermerit, bronzit dhe asfaltit po fiton në seri. Asnjëherë në histori këto tre materiale ndërtimore nuk kanë qenë kaq të monopolizuara dhe të instrumentalizuara në kuptim politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button