Sela për bashkëpunimin opozitar: “Nuk më ftuan në takim”

Ziadin Sela, Kryetar i LR PDSH-së në përballjen që kishte me Radmilla Shekerinskën, nënkryetar e LSDM-së, në programin 200, në Alsat M, tha se partitë e tjera jashtë parlamentare e akuzuan pa të drejtë, pasi ai s’kishte marrë asnjë ftesë për takim.

Partitë e tjera jashtë parlamentare u takuan para disa ditësh në Aleksandar Pallas. Megjithatë ai tha se vazhdonte të ishte i hapur për bashkëpunime me ta dhe me opozitën maqedonase, por si partner i barabartë dhe jo si një subjekt që do kërkojë diçka.

Ai bëri thirrje, që në protestat që organizon LR PDSH të premten të marrin pjesë edhe subjektet maqedonase. Kështu do të tregohet barazia dhe në protesta sipas Selsës do të dëgjohen dhe brohoritmat anti qeveritare edhe shqip.

Shekerinska nga ana tjetër tha se do të mbështeste të gjitha protestat që do të ndihmonin rrëzimin e qeverisë aktuale. Të dy drejtuesit partiak në programin direkt u zotuan se do të përforcojnë komunikimet për të ndërtuar strategji të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button