Çështja ‘Shullazi’, Basha: Të largohet ministri i Brendshëm!

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si parakusht për vijimin normal të procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit.

Kështu deklaroi Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

“Shqiptarët po mësojnë se si Shullazi me përkrahjen qeveritare është pasuruar këto dy vite duke u vënë pistoletën në kokë biznesmenevë. Se soi këto dy vite Shullazi dhe Shullazët, me mbështetje qeveritare ia kanë dalë të përfitojnë shuma marramendëse duke kërcënuar pronarët. Shqiptarët kanë mësuar dhe po mësojnë se si Edi rama dhe Saimir Tahiri kane bërë atë që ka kërkuar dhe kërkon Shullazi dhe banda e tij. Në këmbim edhe Shullazi bën atë që i kërkon Edi rama dhe SaimirTahiri”,- tha Basha

Në vijm kreu i PD-së shprehu mbështetje për prokurorinë për hetimin e Shullazit, ndërsa kërkoi largimin e Tahirit.

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos thotë ato që ai di për ta. Mediat po ndërtojnë alibitë e biznesmenëve që thonë se nuk janë të kërcënuar.

Rama dhe Tahiri janë në këmbë për të sabotuar këtë proces. Shqipëria e se nesërmes nuk mmund të jetë Shqipëria e Shullazërve. Që kjo të mos ndodhë Tahiri duhet të largohet një orë e më parë. Është emergjent largiimi i Tahirit, i njohur për lidhjet e tij me Shullazin”,- tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button