Çollaku ripërsërit: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë me dije se gjatë një takimi që ka pasur sot me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë, i ka informuar ata me fillimin e zbatimit të MSA-së.

” Ata u interesuan për përgatitjet që janë bërë për zbatimin e kësaj marrëveshje. I informova ambasadorët për planet që kemi në kuadër të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA dhe përmbajtjet e këtij dokumenti kombëtar strategjik për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e të gjitha reformave në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”.

“Zbatimi i MSA-së është kusht themelor i Kosovës për antarësim në BE por edhe i domoesdoshëm për zhvillim socio-ekonomik. MSA nënkupton më shumë reforma, më shumë stabilitet për investime, krijim të kushteve më të mira të tregtisë me BE-në, përfitime për konsumatorin, rritje ekonomike, rritje të prodhimeve vendore dhe të eksportit, dhe më shumë vende pune në Kosovë”.

“Natyrisht, që diskutuam edhe për hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për liberalizimin e vizave tani që ne i kemi përmbushur kriteret teknike të kërkuara nga Komisioni Evropian. Theksova se institucionet dhe qytetarët meritojnë sa më shpejtë një propozim ligjor nga Komisioni Evropian për liberalizimin të vizave për Kosovën, dhe se shtetet anëtare kanë një rol të rëndësishëm që të ndihmojnë në përshpejtimin e vendimmarrjes” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button