Një i lënduar nga Maqedonia në aksidentin në Serbi

Rahman Idrizi një qytetarë i Maqedonisë, ka qenë dëshmitarë i fatkeqësisë së komunikacionit që ka ndodhur në rrugë Beograd-Zagreb, ku më shumë se 30 vetura kanë goditur njëra tjetrën, me çrrastë kanë vdekur dy persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Rahmani,  ishte duke udhëtuar me veturën e tij nga Maqedonia për në Gjermani.

“Ishte e tmerrshme. Njerëzit kërkonin ndihmë, fëmijët qanin ndërsa nga mjegull nuk u shihte asgjë”, thotë Idrizi. Vetura e tij e cila ka nuk është dëmtuar shumë në këtë fatkeqësi ishte ndër të parët në kolonën e veturave që goditën njëra tjetrën.

“Asgjë nuk u shihte, isha duke vozitur me kujdes në anën e djathtë, kur përnjëherë dëgjova kërcitje xhami. Pash një veturë para meje dhe u mundova të ndalojë, por  një veturë tjetër më goditi dhe më hodhi përpara.”, thotë Rahman Idrizi,

Ai sqaron se mjegulla ishte aq e dendur dhe ishte çështje kohe se kur do të ndodhë një fatkeqësi e këtyre përmasave.

Lajme të ngjashme

Back to top button