Moda e festave, këngëtaret nxjerrin gjoksin (Foto)

Këngëtaret shqiptare sivjet për festa kanë zgjedhur veshjet me ngjyrë, stile të veçanta, por me një të përbashkët: Të gjitha kanë zbuluar gjoksin.

Dekolteja e ditëve të fundit të 2013-tës është më e theksuar se kurrë më parë. Një tjetër detaj që vlen të theksohet është edhe tendenca për të mos veshur reçipeta.

Për shembull, Nora Istrefi, e cila së fundmi po pëlqehet shumë për ‘zhveshjen’ e saj, ka prezantuar sërish format e bukura thuajse krejtësisht zbuluar, kësaj here nga mesi e lart. Të njëjtën shije ka shfaqur edhe mikesha e saj Leonora Jakupi.

Një dekolte për t’u pasur zili ka prezantuar edhe këngëtarja simpatike Enca Haxhia, e cila nuk i ka aspak kompleks kilet e tepërta dhe zhvishet pa problem.

E rrumbullakosur dhe krenare shfaqet Adelina Tahiri, ndërsa zhveshja e Anxhela Martinit zbret më poshtë se dekolteja. Megjithatë ia vlen, pasi Anxhela në pozën e saj të fundit shfaqet thjesht perfekte! (BW)  

Lajme të ngjashme

Back to top button