Shpend Ahmeti flet për incidentin në ndeshjen Vardar-Shkëndija (FOTO)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook”, ka shprehur shqetësimin e tij për incidentin në ndeshjen futbollistike Vardar-Shkëndija që u mbajt dje, në të cilën ishte mysafir i ftuar nga kryesia e Klubit Futbollistik Shkëndija, njofton Portalb.

Ja postimi i tij i plotë:

Përndryshe në ndeshjen e djeshme, pjesa e parë e derbit Vardar – Shkëndija, është zhvilluar mes tensioneve të shumta.

Pas golit të barazimit nga ana e Alimit në minutat e fundit të pjesës së parë, tifozët e Vardarit, Komiti, kanë filluar ofendimet ndaj shqiptarëve dhe është sulmuar kryesia e KF Shkëndijës.

Ndeshja e përfunduar me rezultat 1-1, ka forcuar pozitën e Vardarit që gjendet në vend të parë me dy pikë më shumë se Shkëndija.

shpendi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button