Kjo ka qenë gënjeshtra më e madhe dhe më e bukur e Vesa Lumës dhe Big Bastës

Natyrisht, kjo histori u referohet shumë viteve më parë, para se ata të dy të bindeshin për dashurinë e tyre, të fillonin së bashku një romancë, më tej bashkëjetesën, fejesën, martesën e deri tani kur janë në pritje të djalit që do të lindë së shpejti.

Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend kohën kur Vesa Luma dhe Big Basta ishin konkurrentë në të njëjtin show, “Dancing with the Stars” – spektakli në të cilin filloi dashuria e tyre. Por e mbajtën të fshehtë për një kohë relativisht të gjatë pasionin dhe lidhjen, edhe kur mediat kishin filluar të kuptonin më shumë, edhe kur kishin filluar të shiheshin më shumë dhe më afër njëri-tjetrit. Arsyet pse e fshehën kanë qenë të ndryshme, edhe këtë e kanë shpjeguar, por sot, ndjenjat janë konsoliduar. Së shpejti, ata të dy do të bëhen prindër dhe tani kanë edhe një dashuri më shumë që do t’i mbajë të lidhur…

vesa1

Megjithatë, nostalgjia është gjithmonë e bukur, edhe atëherë kur dikur, për hatër të frikës, pasigurive a gjithҫkaje tjetër, dëshiron ta mbash për vete të gjithë emocionin. Kështu ka bërë edhe Big Basta dhe Vesa Luma, pak vite më parë, derisa kuptuan se dashuria nuk mund të fshihet – të paktën jo për një kohë të gjatë.

vesa2

Në këto ditë të fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja nga Kosova është pushtuar nga nostalgjia dhe në raftet e kujtimeve të dashurisë së saj, sot ka nxjerrë gazetat e para disa viteve, të cilat kishin filluar të shkruanin për një lidhje të mundshme të ҫiftit, që ata po vijonin të mohonin: “Hajde rrena hajde”, – shkruan Vesa në diҫiturën e një fotoje pas titullit: “Big Basta: Unë e Vesa nuk kemi asgjë më shumë se miqësi..” Dashuria kishte nisur, por Big Basta vazhdonte të thoshte se e vlerësonte Vesën si shumë kolegë të tjerë për punën e mrekullueshme, por edhe për kohën që ndanin bashkë gjatë provave. Vetëm se vite më vonë, e vlërësoi edhe më shumë, e mbajti edhe më afër, e dashuroi dhe tani do të ketë edhe një djalë me të. Dashuria që nisi me një gënjeshtër të bukur dhe përfundoi me një… fëmijë!

vesa 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button