Tuna krenar me ‘Baba Stars’

Padyshim që mund të thuhet se ka qenë vitit i tyre. Është ky labeli Baba Stars që këtë vit kanë korrur suksese të një pas njëshme me publikimin e secilit projekt.

E për këtë fakt nuk mund të rri duarkryq as menaxheri i tyre Dekorim Sahiti i cili publikisht ka theksuar në rrjetin e ti social që ndihet krenarë me bashkëpunëtorët e vet.

“Krenarë me këngëtarët e mijë”, ishte mbishkrimi që ka lënë Sahiti në faqen e tij zyrtare në Twitter, pranë fotos ku shihen Tuna, Getoar Selimi, Agon Amiga, Skivi e Cosman.

Ndryshe përveç suksesit që ata kanë arrit këtë vit, bëhet e ditur se yjet e estradës sonë tashmë kanë filluar angazhimet rreth risive që do ti sjellin për publikun e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button