BFI-ja tradhëtohet nga ministrat shqiptarë në qeveri

Kreu i BFI-së Sylejman Rexhepi ka akuzuar qeverinë për mos respektimin e marrëveshjes për t’ia dhënë tokën e premtuar për ndërtimin e rezidencës së BFI-së në afërsi të Kalasë së Shkupit. Në një deklaratë për Alsat, Rexhepi ka zbardhur se pronari i ri kësaj toke është biznesmeni Orce Kamçev. 

Kreu i BFI-së ka shprehur zhgënjimin edhe nga faktori shqiptar në qeveri, i cili sipas tij nuk po ia del të mbrojë interesat e shqiptarëve por edhe bashkësisë islame.

 “Ne kemi investuar dikur rreth 50 mijë euro, dhe pas gjithë kësaj tradhtohemi parimisht në marrëveshjen, se marrëveshja me qeverinë ka qenë të kenë drejtë të konkurrojnë në ankandin publik vetëm bashkësitë fetare… Xhelal Bajrami është i paaftë që të bisedojë për këtë çështje, Xhelal Bajrami është i pakapshëm. 

Gjithashtu Tahir Hani pati garantuar se unë e kryej këtë punë kur ai ishte zv/ministër, për fat të keq edhe kreu më i lartë i partisë së BDI-së Ali Ahmeti kinse ka biseduar me kryeministrin por bisedat janë zhvilluar të pozicionit të dobët, i thash më tha, dhe në fund asgjë”, ka deklaruar kryetar i BFI-së, Sylejman Rexhepi, për Alsat.

Nga ana tjetër Zv/ministri për transport dhe lidhje Xhelal Bajrami, ka shfajësuar vetën duke ia hedhur topin qarqeve brenda dikasterit që udhëheq ai për mos dhënien tokës BDI-së. Xhelali për Alsat është shprehur se ndoshta ministri apo dikush tjetër më poshtë ka kontribuar për këtë situatë.

 “Kam përshtypje se disa qarqe në Ministrit të transportit dhe lidhjeve nuk kishin vullnet për ta tejkaluar këtë dhe ndodhi ajo që ndodhi u mbajt ankandi publik pa bashkësinë islame. Ende nuk është gjithçka përfundimtare ne po punojmë në zbulimin e atyre që nuk patën vullnet dhe ndoshta me tendencë e bënë këtë që të mbahet ankandi publik pa pjesëmarrjen e BFI-së dhe nga ana tjetër jemi duke punuar që gjithë këtë ta kthejmë prej fillimi” ka shtuar Bajrami.

Në kohën kur çështjet pronësore të të gjitha bashkësive fetare në vend janë zgjidhur, për kreun e BFI-së Sylejman Rexhepi, është i papranueshëm diskriminimi që i bëhet Bashkësisë Islame.

Lajme të ngjashme

Back to top button