Mazzarri: Në derbi të luajm më zemër

Derbi i parë i Milanos troket edhe për Walter Mazzarri, i cili do të shijojë për herë të parë nga fusha e lojës, emocionet që të dhuron një nga ndeshjet më të përjetuara të Serie A.

“Kjo është një përballje e veçantë por unë përpiqem të mos mendoj shumë. Do ta shijoj kur të zbres në fushë. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të luajë e motivuar sepse unë dua që të shprehim futbollin që kam në kokë. Dua që skuadra të tregohet e kujdesshme edhe në fazën mbrojtëse. Derbi ka një shije të veçantë por kjo nuk na ka penguar në përgatitjet tona. Duhet të luajmë me zemër dhe pa harruar që nëse e interpretojmë takimin siç duhet do të vijë edhe rezultati pozitiv”.

Në vijim, Mazzarri komenton takimin me presidentin Thohir por edhe treshen e arbitrave që kryesohet nga Mazoleni.  

“Takimi me Thohir ishte shumë pozitiv. Folëm për ndeshjen e Napolit dhe më konfirmoi se jemi në rrugën e duhur. Duhet të arrijmë sa më lart që të jetë e mundur për të nisur ndërtimin e së ardhmes gjatë muajve të verës. Mazzoleni? Unë nuk e di asnjëherë kush na arbitron. Mendoj se gjyqtarët janë garantë të rregullave dhe nëse gabojnë unë flas me qetësi për ta. Kushdo që ta drejtojë ndeshjen për mua nuk ka asnjë ndryshim”.

Tekniku italian nuk dëshiron të bëjë  komente për zërat e largimit të Guarin, ndërsa konfirmon se Milito është në dispozicion të tij. 

“Unë mendoj vetëm për ndeshjen dhe nuk flas pothuajse kurrë për merkaton. Sipas meje, Guarin nuk po arrin të japë maksimumin por fizikisht ka gjithçka në dispozicion për të bërë mirë. Në Napoli zhvilloi ndeshjen më të mirë që kur është pjesë e Interit. Milito është në gjendje shumë të mirë dhe do të jetë në dispozicionin tim pas pushimeve të dimrit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button