FRODEM: SHBA dhe BE t’i sanksionojë partitë që s’e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, jo Maqedoninë

Pasi që dje e nënshkruajti kryeparlamentari Trajko Veljanovski datën e zgjedhjeve, partia FRODEM, ka reaguar duke vlerësuar se ende nuk janë plotësuar kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

Nga FRODEM, kërkojnë që Ivanov ta tërheqë vendimin e 12 prillit për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ndërkaq bëjnë thirrje deri te SHBA dhe vendet anëtare të BE-së që në vend që të vendosin sanksione ndaj Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të vendosin sanksione ndaj personave dhe partive që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos.

“Shtetet-anëtare të BE-së dhe SHBA, por edhe të gjitha shtetet që ia duan të mirën Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, politikanëve dhe partive që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, t’u shqiptohen sanksionime për hyrjen në shtetet e tyre, por edhe t’ua bllokojnë xhirollogaritë dhe ndërmarrjet, nëse kanë në shtetet e tyre”, thuhet në reagimin e partisë FRODEM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button