Udhëtimi i trishtueshëm, Papa: Refugjatët, katastrofa më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Papa Françesku ndodhet për një vizitë në ishullin e Lesbo në Greqi, vendi i cili është kthyer në portën hyrëse të refugjatëve sirianë apo nga vende të tjera të Afrikës Veriore për në Europë.

Duke folur për 45 gazetarët që e shoqëronin, Papa nuk e ka fshehur trishtimin në udhëtimin e tij të 13 jashtë Vatikanit që kur mori detyrën.

“Ky i sotmi është një udhëtim ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Papa Françesku, i cili më pas shtoi se: “Kjo është katastrofa më e madhe humanitare që prej Luftës së Dytë Botërore”.

“Në udhëtime bëhen shumë gjëra që të japin gjithmonë kënaqësinë e takimeve, por sot jo. Është një udhëtim i mbushur me trishtim. Shkojmë të takojmë shumë njerëz që vuajnë, nuk dinë ku të shkojnë, por vetëm ikin. Do të shkojmë edhe në një varrezë: në det, ku shumë njerëz janë mbytur”, ka thënë Papa Françesku për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button