Dy vajza humbën jetën në një aksident trafiku

Dy vajza humbën jetën, ndërsa dy djem janë lënduar, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 4:40 minuta në rrugën Strumicë- Vallandovë.

Siç informojnë nga policia,  aksidenti ka ndodhur kur 25 vjeçari P.K. nga Negorci i Gjevgjelisë i cili ka drejtuar veturën  “Opel Vektra” e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe  ka dal nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

N.M. (25) nga Negorci dhe M.P. (31) nga Miravci kanë vdekur në vendngjarje, derisa shoferi dhe bashkudhëtari T.D. (25) nga Gjevgjelia kanë marrë lëndime. Sipas informatave të gjithë katër personat kanë qenë kolegë dhe janë kthyer në shtëpi pas përfundimit të orarit të punës në kazinonë ku kanë qenë të punësuar. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button