Zgjedhjet e 2014 dhe rreziqet politike për Obamën!

Nëntorin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet për në Kongres, të cilat konsiderohen si me shumë rreziqe politike për Presidentin Barack Obama. Zgjedhjet për në Kongres zhvillohen çdo dy vjet dhe këtë herë bien në mes të mandatit të presidentit Obama, që përfundon në vitin 2016.

Në nëntor do të votohet për të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, e kontrolluar tani nga republikanët, dhe për një të tretën ose 33 prej 100 vendeve të Senatit, qqë tani kontrollohet nga demokratët.

Presidenti Obama ka përjetuar një rënie të madhe të mbështetjes së publikut kohët e fundit dhe nëse kjo prirje vazhdon, ajo mund të përbëjë një faktor të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve nëntorin e ardhshëm.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv, John Boehner dhe kolegët e tij republikanë shpresojnë të fitojnë vende në këtë dhomë në zgjedhjet e nëntorit, duke u përqëndruar në problemet që kanë të bëjmë me ligjin e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama.

“Pse Presidenti e çorientoi popullin amerikan kur premtoi se ata mund të mbanin planin e tyre të kujdesit shëndetsor? Pse ligji i ri i kujdesit shëndetsor po i detyron amerikanët të humbasin aftësinë për t’u parë nga mjekët, që atyre u pëlqejnë?”

Demokratët mendojnë se mbështetja e publikut për këtë ligj do të shtohet me kalimin e kohës, ndërkohë që edhe vetë Presidenti Obama e pranon se demokratët po paguajnë një çmim politik në afatin e shkurtër.

“Pa dyshim se dështimi ynë në fillim të zbatimit të ligjit të kujdesit shëndetësor ka qënë barrë për demokratët, pavarësisht nëse ata po kandidojnë apo jo këtë herë, sepse ata qëndruan të vendosur dhe e mbështetën fuqimisht këtë përpjekje”.

Partia e presidentit shpesh humbet vende në Kongres në zgjedhjet që zhvillohen në mes të mandatit presidencial dhe fati i ligjit të kujdesit shëndetësor do të ketë ndikim të madh në këto zgjedhje, thotë analisti politik, John Fortier.

“Pasiguria se çfarë do të ndodhë deri në zgjedhjet e nëntorit është faktori më i rëndësishëm, si për popullin amerikan ashtu edhe për ata demokratë që do të vënë kandidsaturën për poste publike dhe janë të shqetësuar nga kjo pasiguri”.

Opinioni i publikut për Kongresin është shumë negativ për shkak të mbylljes së qeverisë federale në muajin tetor, thotë Peter Brown i qendrës së anketimeve, Quinnipiac.

“Populli amerikan është i pakënaqur. Ata shikojnë se çfarë po ndodh në Uashington dhe pyesin: A mund të arrijnë këta ligjvënës të bëjnë ndonjë gjë?’”

Ligjvënësit e mbështetur nga grupi Tea Party u fajësuan më shumë për mbylljen e qeverisë dhe kjo ka nxitur një betejë të re brënda Partisë Republikane, thotë analisti republikan, Ford O’Connell.

“Veç demokratëve, ka edhe shumë republikanë, që fajësojnë grupin Tea Party, i cili po përqëndrohet tani në çështjet e duhura, por pyetja shtrohet a do t’i ndryshojë ky grup taktikat dhe mesazhin e tij”?

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Boehner i kritoi ashpër kohët e fundit grupet konservatore, që kundërshtonin kompromisin.

“Mendoj se ata po çorinetojnë pasuesit e tyre. Ata po i shtyjnë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në një pikë të disfavorshme dhe sinqerisht mendoj që ata kanë humbur çdo kredibilitet”.

Demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, por republikanët e rifituan në vitin 2010, ndërsa këtë vit, thotë analisti Rhodes Cook, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh.

“Nuk mendoj se do të kemi ndonjë ndryshim të madh si në 2010 sepse kjo ndodhi, vendet që republikanët mund t’i fitonin nga demokratët i fituan dhe tani secila parti është në pozita të forta në distriktet që ka nën kontroll”.

Parashikohet që republikanët do ta ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkohë që beteja e vërtetë do të zhvillohet për kontrollin e Senatit, tashmë me shumicë demokrate. (VOA)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button