Shekerinska: Beteja për klasën e mesme është beteja për fëmijët tanë

Beteja në Maqedoni është bërë betejë për fëmijë të parë. Është vështirë që ti rrisim, ndërsa pasi të rriten kërkojnë mënyra për tu larguar nga Maqedonia. Të sigurojmë ardhmëri që ti mbajmë fëmijët tanë në vend. Me këto fjalë zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska u është drejtuar qytetarëve në Gjorçe Petrov gjatë promovimit të propozim masave për Programin e ri të Partisë.

Ndryshimi kyç në lidhje me qeverinë, sipas saj, do të jetë zbatimi i politikave për kthimin e klasës së mesme.

Maqedonia është vendi i vetëm në botë ku skamnorët dhe të pasurit paguajnë njëlloj. LSDM në programin e sajë do të vendosë që ai që është më i pasur duhet të paguaj taksa më të larta ndërsa ai që ka më pak do të paguaj më pak, deklaroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button