SPGM paralajmëron padi penale për Njësitin Special “EBR” për dhunë ndaj gazetarëve

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë është e shqetësuar nga sjellja e policisë gjatë kohës së protestës së mbrëmshme në Shkup, në të cilën një gazetar dhe fotoreporter janë lënduar, ndërkaq kolegët janë zvarritur, shtyrë dhe ndaj tyre është vepruar me forcë jo-shembullore dhe arrogancë, njofton Portalb.mk.

“Në situatë, kur dhjetëra sulme ndaj ekipeve gazetareske janë zbardhur, ndërkaq autorët nuk janë gjetur, ngjarjet e mbrëmshme edhe njëherë e konfirmuan se në këtë shtet gazetaria trajtohet si veprimtari armiqësore dhe se gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët janë pre e dhunës pavarësisht se a bëhet ajo nga personat me uniformë apo jo”, reagojnë nga SPGM, transmeton Portalb.mk.

SPGM, këtë herë nuk do të bëjë apele të  zbrazura, por informon se rastet do t’i shqyrtojë dhe sipas të gjitha mundësive juridike do të paraqesë padi penale për Njësitin për Intervenim të Shpejt (EBR). SPGM do të paraqesë edhe raport deri te të gjitha organizatat gazetareske relevante që e nënvizojnë dhe e rangojnë gjendjen dhe trajtimin e gazetarëve në shtet. Sipas SPGM-së, me sulmet e djeshme ndaj gazetarëve, Maqedonia ka rënë edhe një shkallë më poshtë në lidhje me lirinë e mediave.

Nga SPGM u bëjnë thirrje gazetarëve dhe punëtorëve të mediave që të kenë kujdes në terren dhe të mos lejojnë ndaj asnjërit prej tyre të përdoret dhunë.

LEXO: Ekskluzive: Ja momenti kur protesuesit hyjnë në objektin e presidencës (VIDEO+FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button