Milani interesohet për Villas-Boas

Nga Anglia vjen një lajm sensacional i merkatos pikërisht në ditën kur nisi një epokë e re në shtëpinë Milan. Sic bën të ditur “Times” klubi kuqezi ka krijuar kontaktet e para nëpërmjet ndërmjetësve me Andre Villas-Boas, trajner që vetëm pak ditë më parë u pushua nga Tottenham.

Nga ana e tij tekniku portugez i ka kërkuar klubit italian kohë për të vendosur, pasi dëshiron të qëndrojë pa impenjime deri në fund të sezonit për të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen në Qershor.

Pikërisht në atë periudhë do të skadojë dhe kontrata e Massimiliano Allegrit dhe sipas asaj që shkruan “Times”, ai do të jetë dhe momenti ku Milani mund të formalizojë zyrtarisht ofertën për teknikun luzitan.

Në listën e kandidatëve për stolin kuqezi gjithsesi është dhe Clarens Seedorf, i cili të paktën në këtë moment duket se mbetet favorit i madh për të marrë trashëgiminë e Allegrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button