Fatmir Besimi dhe Nikolla Gruevski komunikojnë ‘me zor’

Në emisionin “Rruga drejtë”, numri një i euro-integrimeve, Fatmir Besimi pranon se komunikon vetëm formalisht me kryeministrin Nikolla Gruevski. 

Fillimisht ai nuk përgjigjet drejtpërsëdrejti në pyetjen e gazetarit se a komunikon ai me Gruevskin, ndërsa më pas ai thotë se pas rastit kur ai ishte ministër i mbrojtjes dhe nderoi ish ushtarët e UCK-së në Sllupcan, me Gruevskin kanë qëndrime të ndryshme por e kanë patjetër të komunikojnë shkaku i euro-integrimeve.

Në një vend si Maqedonia që është aspirante për aderim në Bashkimin Evropian, do të pritej që komunikimi mes kryeministrit dhe zv/kryeministrit për çështje evropiane të jetë i përditshëm madje të intesifikohet sidomos pas konkluzioneve jo të volitshme për Maqedoninë pas Samitit të BE-së.

Shkoni videon në minutat e fundit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button