UT organizoi debat për zhvillimin ekonomik

“Bashkëpunimi mes universitetit dhe industrisë, sfidat dhe mundësitë e ndikimit në zhvillimin ekonomik” ishte tema e debatit që sot u zhvillua në Universitetin i Tetovës.

Ky debat u organizua nga Zyra për Marrëdhënie dhe Ndërlidhje me Bizneset, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të UT, ku mbi këtë temë diskutuan profesorë universitarë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Udhëheqësja e Zyrës për Marrëdhënie dhe Ndërlidhje me Bizneset, Vjollca Hasani tha se, bashkëpunimit mes universitetit dhe industrisë i kushohet një rëndësi e madhe në të gjitha vendet e botës, sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimin e sistemeve të inovacionit dhe teknologjisë, ku universitetet e kanë rolin kryesorë. Sipas saj, promovimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe biznesit është një element thelbësor i agjendës së Bashkimit Evropian për modernizimin e arsimit të lartë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha tha se, sot komuniteti i biznesit dhe universitetet paraqesin dy faktorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithëpërfshirës socio–ekonomik.

Profesori universitar, Etem Iseni, në fjalën e tij tha se menaxhimi i biznesit në kushtet e reja shoqërore dhe ekonomike kërkon njohje të metodave bashkëkohore për drejtimin e tij në një ekonomi tregu me një dinamikë të lartë.

Në këtë debat diskutuan edhe akademiku, Abdylmenaf Bexheti, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në UT, Hazir Pollozhani, Abdyl Koleci nga Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, si dhe biznesmeni Nagip Fejziu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button