U nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në f.Sllupçan

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku, sot e nënshkruajtën marrëveshjen për bashkëfinacimin e projektit: “Ndërtimi i një pjese të rrjetit të kanalizimit në v.b Sllupçan, k. e Likovës”.

Me ndërtimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimit, sipas fjalëve të ministrit Ameti, do të sigurohet infrastruktura themelore e nevojshme jo vetëm për një jetesë më cilësore të banorëve të kësaj komune por edhe për një mbrojtje më të mirë të mjedisit jetësor.

Ky projekt është me vlerë prej 6 milionë denarë prej të cilave Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi 3 milionë denarë. I njëjti duhet që të përfundojë në afat prej 12 muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button