Shkupi sjell përforcimin e parë, Dario Desniq

Klubi futbollistik Shkupi i cili luan në Ligën e Dytë futbollistike të Maqedonisë, sot në radhët e saj ka sjell edhe një përforcim kualitativ. Bëhet fjalë për Dario Desniq, një sulmues anësor i cili deri më tani ka luajtur për skuadrën e Maxharit, kurse më herët ai ka qen edhe futbollist i Cementarnicës. 

Sipas drejtuesve të ekipit nga Çairi, me këtë lojtar janë marr vesh për 18 muaj me mundësi që e njëjta të vazhdohet. 

“Jam shumë i kënaqur që do jem pjesë e një klubi i cili ka histori në vendin tonë. Ky ekip ka treguar se ka kualitet andaj shpresojmë se së bashku do të arrijmë të kthehemi në ligën e parë”, tha Desniq, duke shtuar se mezi pret të paraqitet në ndeshjet që i zhvillon ky klub në stadiumin e Çairit. 

“Ekipi nga Çairi ka fansat “Shvercerat Shkup” që japin maksimumin për ti dhënë përkrahje ekipit. Kjo normal se ndikon edhe në motivimin e futbollistëve. Unë personalisht do jap gjithçka që ti gëzoj të njëjtit me rezultate të mira”, tha Dario Desniq për mediat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button