Protestojnë kultivuesit e duhanit në Buzallakovë

Protestë para magazinave të blerjes së duhanit në Buzallakov të Velesit nga kultivuesit e duhanit.

Një grup përfaqësuesish nga kultivuesit tentuan të bisedonin me blerësit, por ata u mbyllën derën duke mos pranuar. 

Banorët thonë se inspektorët që klasifikojnë duhanin, e kanë vlerësuar padrejtësisht duhanin. Sipas banorëve, duhani është i cilësisë së parë ose të dytë, dhe duhet blerë shtrenjtë, por vlerësimi i deritanishëm ka qenë më i ulë, i kategorisë së 3 apo 4-t që blihet aktualisht me çmimin 50 denarë. 

Banorët e Buzallakovës edhe më herët kanë protestuar për të njëjtën gjë, por protesta e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër. Ata i bëjnë thirrje ministrit të bujqësisë Lupço Dimovski që të mbajë fjalën e tij të dhënë kohë me parë, se nuk do të ketë blerje të pa arsyeshme, pasi në të kundërtën, do të bllokojnë rrugët dhe nuk do ta japin duhanin. Ata gjithashtu i bënë thirrje ministrit që të dalë vetë në terren, për të parë se si kompanitë e vlerësojnë në mënyrë jo reale duhanin.

Lajme të ngjashme

Back to top button