Ranieri: Tottenhamin e përgëzoj nëse fiton titullin

Claudio Ranieri ka fituar zemrat e gjithë tifozëve të Leicester dhe jo vetëm, por tashmë ai kërkon që fama e tij të zgjerohet edhe në kampin kundërshtar. Trajneri italian që është shumë pranë finishit historik për ta shpallur Leicesterin kampion të Anglisë, e pranon se beteja do të jetë shumë e vështirë dhe në rast se titullin e fiton Tottenhami, ai do t’i përgëzojë kundërshtarët e tij.

“Nuk jam aspak i fokusuar te ecuria e kundërshtarëve tanë sepse jam shumë i angazhuar në punën që po bëj me skuadrën time.  Ne kemi një objektiv të qartë, ndërsa Tottenhami synon të na kalojë. Do t’i përgëzoja nëse e bëjnë një gjë të tillësepse edhe kjo është pjesë e sportit. Ne jemi matematikisht në Champions League por 5 ndeshjet e fundit janë shumë të vështira. Tottenhami nuk po dorëzohet dhe ne nuk duhet të lëshojmë terren”.

Në vijim të intervistës, trajneri italian e pranon se skuadra e tij ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse vetëm një vit më parë luftonte për të qëndruar mes më të mirëve të Anglisë.

“Kam në dispozicion një grup me lojtarë të mëdhenj të cilët ndodhen në një moment historik të karrierës së tyre. Tashmë ata kanë një përgjegjësi të madhe mbi supe”.

Aktualisht Leicester kryeson kampionatin me 7 pikë më shumë se rivalët londinezë dhe me 3 fitore në 5 javët e mbetura do ta fitonte titullin matematikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button