“Dinjiteti” i bashkohet Platformës për Maqedoni Demokratike

Në selinë LSDM kanë pritur partinë Dinjiteti ku kanë nënshkruar Platformën për Maqedoni demokratike, transmeton Portalb.

Sipas Zaev ky akt është dëshmi se po bashkohen forca të ndryshme pavarësisht bindjeve politike, të majtë, të djathtë apo qendër.

“Bëhet fjalë për Maqedoninë. Unë jam i bindur se Platforma do të rritet. Presim që të na bashkëngjiten edhe shumë parti tjera. U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve, qytetarëve, partive politike dhe shoqatave të ndryshme që të vihen pas këtyre vlerave që janë normale në cdo vend tjetër”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se pas nënshkrimit të platformës jepet një mesazh i fortë: jo zgjedhjeve të kriminalizuara./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button