Modernizimi i ‘Bit Pazarit’, Komuna e Çairit për të dytën herë pret pëlqimin e Qytetit të Shkupit

Komuna e Çairit është në pritje të dhënies së pëlqimit për herë të dytë nga Qyteti i Shkupit për të filluar procedurën e mëtutjeshme për modernizimin e “Bit Pazarit”, pasi që herën e parë ky institucion nuk dha përlqim por verejtje për projektin.

“Ne prisnim pëlqimin por nga Qyteti i Shkupit sollën disa vërejtje për projektin. Kjo procedurë është e zakonshme, ne rregulluam përmirësuam vërejtjet dhe sërish bëmë kërkesën për pëlqim nga ky institucion”, tha për Portalb udhëheqësi i Sektorit për Urbanizëm, Xhengis Hani.

Qyteti i Shkupit para dy javëve duhej që të jepte dritën jeshile për realizmin e këtij projekti.

Ndërkaq tani më disa herë u promovua projekti për modernizimin e “Bit Pazarit”, mirëpo punimet assesi të fillojnë.

LEXO MË SHUMË:

Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button