Somali, ekzekutohet pjesëtari i Al-Shababit i akuzuar për vrasjen e 5 gazetarëve

Është ekzekutuar ish gazetari Hassan Hanafi Haji (30), i akuzuar se në cilësinë e pjesëtarit të grupit militant Al-Shabab ka vrarë pesë gazetarë.

Haji u shpall fajtor, ndërsa në gjyq kishte pranuar vetëm njërën nga pesë vrasjet të kryera në periudhën mes viteve 2007 dhe 2009, ndërkohë që gjykata pohonte se të gjithë pesë vrasjet janë kryer nga ai.

Haji, të cilin autoritetet e Kenias e dorëzuan në Somali vitin e kaluar, është ekzekutuar sot në akademinë policore në Mogadishu.

Somalia llogaritet si njëri nga shtetet më të rrezikshme për jetën e punonjësve të medias. Sipas të dhënave të komitetit për mbrojtjen e gazetarëve, së paku 18 gazetarë janë vrarë vitin e kaluar në Somali.

Në vitin 2006 rebelët e grupit Al-Shabab nisën një fushatë të armatosur kundër qeverisë së dobët somaleze, ndërkohë që mediat vendase thonë se grupi dominon në pjesën më të madhe të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button