Genta e Edona vijnë në duet

Janë padyshim dy emra shumë të dashur të skenës sonë. Dhe duket për qejfin e fansave të tyre, ato kanë vendosur të vijnë me një këngë të realizuar në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Genta Ismajlin dhe Edona Llalloshin, të cilat për këtë këngë kanë bërë të ditur përmes faqeve të tyre zyrtare nëpër rrjete sociale.

E për këtë ka pohuar edhe motra e këngëtares Llalloshi për gazetën Tribuna, ndërsa ka pohuar se motra e saj dhe Genta janë duke punuar rreth këtij dueti.

“Po është e vërtet që Edona e Genta e kanë realizuar një këngë në bashkëpunim. Por, Edona tani nuk mund të flasë më shumë sepse ndodhet në xhirime”, ka thënë motra e Edonës, duke mos dashur të japë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Lajme të ngjashme

Back to top button