Pahor dhe Kitraroviq sot për vizitë në Maqedoni

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, sot vijnë për vizitë dyditore në Maqedoni, ku do të takohen me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe me liderët e katër partive politike VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, njofton Portalb.

Pahor dhe Kitaroviq, ashtu siç njofton agjencia e lajmeve të Sllovenisë CTA, në vend do të vijnë si liderë të procesit Brdo Brioni, në të cilën marrin pjesë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.

Përveç krizës së refugjatëve, temë e bisedës do të jenë edhe ngjarjet aktuale politike në vend.

Faqja jo-zyrtare e kryetares së Kroacisë ka publikuar një agjendë për vizitën e Grabar-Kitaroviq dhe të kolegës së saj Borut Pahor në Maqedoni.

Në ora 16:45, ajo dhe kryetari i Sllovenisë do të takohen me  kryetarin Ivanov në vilën në Vodno, ndërkaq pas orës 18 do të takohen me kryetarët e partitive, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH në Hotelin “Aleksandar Palace”.

Sipas agjencisë së lajmeve të Kroacisë HINA, Grabar-Kitaroviq do ta vizitojë edhe qendrën pranuese për refugjatët “Vinojug” në Gjevgjeli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button