Emigrantët përleshen me policinë në kufirin Maqedoni-Greqi
Emigrantët janë përleshur sot me policinë e Maqedonisë pasi më herët kishin tentuar të çajnë rrethimin i cili ndanë Greqinë dhe Maqedoninë në vendkalimin kufitar Idomeni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë përpjekjes për të mbajtur emigrantët larg nga gardhi, policia e Maqedonisë ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba, ndërkohë që emigrantët kishin hedhur gurë në drejtim të policisë.
Gjatë këtij incidenti policia greke nuk ka ndërhyrë.