Era Istrefi kërkon suksesin në Amerikë, me kë do të bashkëpunojë tani?

Era Istrefi vazhdon t’i habisë të gjithë. Që kur lidhi kontratë dhe u bë pjesë e menaxhimit të studios së famshme muzikore Ultra Music, projektet e Erës kanë filluar të synojnë bashkëpunime edhe me këngëtarë të njohur ndërkombëtarë. Prej pak kohësh, këngëtarja nga Kosova po punon për të sjellë së shpejti në anglisht hitin e saj “Bon Bon”, por me sa duket, nuk është ky projekti i vetëm që do ta njohë Erën ndërkombëtarisht. Nga burime të afërta me këngëtaren, Prive ka mësuar se Ultra Music, së fundi është në kontakte me reperen e famshme Nicky Minaj, për të mundësuar një bashkëpunim mes tyre, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button