Eneda Tarifa ngatërrohet gjatë një interviste (VIDEO)

Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin evropian të muzikës ka dhënë një intervistë për një nga televizionet e Amsterdamit, në Hollandë, ku duhej të fliste në anglisht. Por, gjatë intervistës për ESCKAZ, grupi i transmetimit të çdo lajmi të ri në lidhje me ecurinë e festivalit në Amsterdam, Eneda ka ngatërruar disa fjalë dhe ka qenë e detyruar të kërkonte ndihmë nga disa persona aty afër për të gjetur fjalën e duhur në gjuhën angleze.

Megjithatë, nga disa informacione bëhet e ditur që këngëtarja ka kërkuar editimin e intervistës kur të përfundonte dhe heqjen e pjesës në të cilën ajo kishte pasur probleme me të folurën në anglisht.

Gjithsesi, duhet përmendur që bëhet fjalë për një nga festivalet më të njohura në botë dhe gjithashtu një kompeticion shumë i rëndësishëm edhe për vendin tonë, prandaj është mëse e kuptueshme që këngëtarja të ketë emocione apo të bëhen ngatërresa.

Më poshtë keni edhe videon ku mund të shikoni intervistën e plotë të Enedës.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. une ne vend te Enedes do kisha kerkuar perkthyes. Anglishtja e saj ishte shume e dobet per nje interviste te tille dhe kjo ndikonte dhe ne pergjigjet e saj.
    Ne vend qe te mendonte se si te pergjigjej “SMART”, ajo duhet te mendonte se si duhet ta thoshte ne anglisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button