Kujdes! Shqipëria vend që preket nga katastrofat natyrale

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore, merr në analizë 173 vendet me përqindje rreziku dhe shanset që mund të goditet nga stuhitë, përmbytjet, thatësira dhe tërmetet. Harta tregon mundësinë e fatkeqësive natyre në botë gjatë këtij viti, si dhe ato që kanë ndodhur në vitin 2015. Shqipëria në këtë listë renditet në vend të 37, nga 173 vende që janë gjithësej. Por pse kjo renditje?

Shqipëria është renditur në këtë pozicion pasi është një vend i “ekspozuar” për katastrofa dhe për përballimin e tyre, jemi vlerësuar se nuk i kemi të mjaftueshme kapacitetet.

Greenland konsiderohet të ketë rrezikun më të ulët, ndërsa Kili përballet me kërcënimin më të lartë. Vendet e Afrikës dhe Japonia që pësoi një cunam të tmerrshëm në vitin 2011, përfshihen tek kategoria e rrezikshmërisë së lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button