U përmbyt një anije në brigjet e Libisë, zhduken 30 emigrantë të parregullt

Roja Bregdetare Italiane arriti të shpëtojë të paktën 17 emigrantë të parregullt ndërsa 30 të tjerë ende janë të zhdukur pasi anija e tyre u përmbyt në brigjet e Libisë në Mesdhe, transmeton Anadolu.

Komanda e Rojës Bregdetare italiane njoftoi se ata kryen një operacion shpëtimi që kishte si synim anijen në të cilën ndodheshin 47 persona rreth 177 kilometra nga brigjet e Libisë, pasi u sinjalizuan nga organizata bamirëse “Alarm Phone”, e cila merr thirrje nga anijet e emigrantëve në fatkeqësi dhe merr një kërkesë për mbështetje nga autoritetet libiane.

Më tej thuhet se dy anije tregtare në rajon dhe një avion patrullimi i Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) vazhdojnë kërkimet për emigrantët e zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button