Nëna: Vetëm shpirti më mbeti, kush do ta blejë ta shëroj të bijën

 

Fondi për shëndëtësi për dikë është nënë e për dikë njerkë. Kështu e ka nisur tregimin Sandra J. nga Shkupi. Ajo është tezja e 7 vjeçares Jovana, për të cilën kujdeset si nënë, pasi nëna e saj e ka lënë, transmeton Portalb.

Jovana nuk mund të marr mendim nga mjekët për tu mjekuar jashtë shtetit. Për këtë arsye ajo tanimë 6 vite po mjekohet në Lublanë me harxhimet e familjes.

Sandra për NOVA thotë se për këto 6 vite kanë shitur prona, banesë, ari, dhe se mjekimi deri më tani i ka kushtuar 50 mijë euro.

“Nuk kam më cka të shesë. Vetëm shpirti më ka mbetur. Kush do ta blejë që ta dërgojë për mjekim fëmiun tim”, shprehet e dëshpëruar Sandra.

Nga Fondi shëndëtësorë shprehen se Jana e vogël është dërguar në mjekim në Gjermani. Në klinikën për sëmundje të fëmijëve thonë se nuk ekziston selektim i pacientëve që dërgohen jashtë vendit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button