Shqipëri – Katar, nuk do ta besoni kapacitetin e stadiumit (Foto)

Pas dy miqësoreve të marsit, kombëtarja shqiptare e futbollit do të jetë në “veprim” sërish, në të njëjtat kushte, testuese e përgatitore për fazën finale të “Euro 2016”, përballë Katarit.

Konfirmohet ora dhe vendi ku do të zhvillohet kjo përballje, e dyta mes kombëtareve në fjalë. Më herët, kuqezinjtë kanë fituar në Antalia, me rezultatin 1-0, falë golit të Elis Bakajt, në një tjetër miqësore. Kësaj here do të luhet më 29 maj, në orën 17.30, në “Hartberg Stadion” të Austrisë.

Organizatori i kësaj ndeshjeje, IFCS, ka dhënë edhe detaje mbi mënyrën e shitjes së biletave për tifozëritë respektive. Ato do të dalin në treg deri në 22 maj 2016, për Austrinë, si dhe deri më 15 maj 2016, për tifozët jashtë Austrisë, që duan të jenë në stadiumin prej 4500 vendesh të një qyteti të vogël austriak.

Biletat mund të blihen në kasa, te stadium, ose mund të rezervohen e dërgohen me postë. Sa u përket çmimeve të tyre, ka dy llojesh: bileta në vende të ulura, 25 €, dhe në këmbë, pas portave, që kushtojnë 15 €.

Në fakt, stadiumi “Hartberg” është një strukturë sportive e qytetit me të njëjtin emër. Bëhet fjalë për një strukturë multifunksionale sportive, që është e përshtatshme për ndeshjet e futbollit, si dhe aktivitetet e atletikës.

Përveç kësaj, stadiumi përdoret edhe për ngjarje të tjera, të tilla si shfaqje muzikore. Stadiumi është i pajisur me dy tribuna të mbuluara; njëra prej 650 spektatorësh dhe tjetra prej 700 ulësesh.

Për më tepër, stadiumi ka një zonë të gjerë VIP, me gastronominë e vet. Ky stadiumi është shtëpia e TSV Hartberg, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake.1280px-Stadion_Hartberg_Gegentribüne-780x439

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button