Turqi, fillon Samiti i Televizioneve të Ballkanit

Në qytetin Bursa të Turqisë filloi seminari në kuadër të “Samitit të Televizioneve të Ballkanit” të organizuar nga ana e Shoqatës për Solidaritet të Turqve të Thrakisë Perëndimore dhe kanalit Tek Rumeli TV me kontributet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Komunës së Bursës ku marrin pjesë organizatat e mediave të 8 vendeve të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komunës së Bursës në hapjen e seminarit theksoi rëndësinë që Ballkani duhet të jetë i rregullt dhe të ecë me hapa të forta në të ardhmen. Ai tha se për këtë duhet të zhvillohen marrëdhëniet dhe miqësitë.

Ai duke treguar se qyteti Bursa është “Qyteti i Ballkanit”, tha se “Një pjesë e madhe e popullsisë së Bursës, më shumë se 50 përqind përbëhet nga migrantët e Ballkanit. Me shekuj e ndamë fatin e njëjtë, i përjetuam bukuritë e njëjta, qeshëm dhe bashkë kemi qarë”.

Ai theksoi se zhvillimi i Ballkanit, riformimi i miqësive dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik janë nevoja më të rëndësishme.

Nga ana tjetër kryetari i Shoqatës për Solidaritet të Turqve të Thrakisë Perëndimore Nexhmettin Huseyin tregoi se media e cila pasqyron fytyrën e dukshme të Ballkanit, në një farë mënyrë është pasqyra e asaj, në periudhat e kaluara nuk kanë qenë në bashkëpunim të mjaftueshëm.

Huseyin duke theksuar se mediat vizuale asnjëherë nuk kanë humbur vlerën e tyre dhe se në të ardhmen do të jetë në plan të parë, tha se “Televizioneve dhe menaxhuesve të tyre u takon punë e madhe që të shtojnë vlerën e Ballkanit në aspektin kulturor, ekonomik dhe sociologjik”.

Pas prezantimit të organizatave të medias filluan sesionet e seminarit ku do të shqyrtohen formimi i rrjetit të shpërndarjes mes televizioneve të Ballkanit, rritja e transmetimeve të përbashkëta drejtëpërdrejt dhe dizajnimi i programeve kulturore të cilat do ta gjallërojnë turizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button