Ledion Liço flet për largimin e autores së The Voice
Dje, programi “The Voice” vazhdoi me Ledri Vulën të ftuar dhe Zefina Hasanin larg The Voice. Autorja, që nuk ishte dakord me ftesën e këngëtarit, e shprehu publikisht këtë, por kjo mesa duket nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit e televizionit të cilët e shkarkuan menjëherë.
Sot, Blitz.al ka pyetur edhe drejtuesin e këtij programi, që prej fillimit të tij, kur autor ishte Rezart Aga, Ledion Liçon, për një koment mbi vendimin e televizionit. Në prononcimin për Blitz.al ai shprehet: “Nuk kam koment për këtë gjë, është thjesht çështje shijesh, prezenca e Ledrit në “The Voice”. Ajo që di unë është se autoren e kanë pushuar.” Liço e ka mbyllur deklaratën e tij duke i uruar Hasanit suksese të mëtejshme në jetë dhe më gjerë.