Adi Krasta i bashkohet Top Channel
Pas një shkëputje televizive, Adi Krasta rikthehet në ekranin e Top Channel.
Krastës i është besuar drejtimi i programit të madh të çdo të diele në Top Channel, “E Diell”, në të cilin ai do të jetë i shoqëruar nga një staf i gjerë.
Krasta ka qenë edhe më herët në këtë televizion nën drejtimin e emisioneve “New Day”, “quiz show” “100 milionë” për të vijuar më tej me drejtimin e programit “E Diell” për dy sezone.
Rikthimi i Adi Krastës pritet të shtojë ndjekësit e emisionit të fundjavës.