Vrasja e “Shqiponjës”: Ja pse është ndërprerë seanca e sotme gjyqësore

Në Gjykatën Themelore Kumanova, sot ka vazhduar seanca e radhës për rastin e vrasjes së Xhemail Rexhepit, i njohur në opinion si Komandant Shqiponja. Në radhë ishte dëgjimi i ekspertit të forenzisë. Megjithatë, seanca është ndërprerë për shkak se eksperti i forenzisë nuk e ka pasur të kompletuar dokumentacionin e forenzisë, raporton Portalb.

“Sot është dëgjuar personi i ekspertizës, bëhet fjalë për person të forenzikës  të diplomuar pra nga shkencat e forenzikës. Ai e elaboroi ekspertizën e tij sepse nga ana e prokurorit iu bënë disa pyetje lidhur me dinamikën e rrjedhës së ngjarjes. I njëjti nuk ishte në gjendje të përgjigjet në pyetje të tilla sepse nuk ka patur qasje të tërësishme në dokumentet ekzistuese për lëndën. Për këtë arsye përfaqësuesi i Prokurorisë propozoi që personi ekspert të plotësojë dokumentacionin e tij”, tha para mediave avokati mbrojtës Marjan Vitanovski.

Procedura është në fazën e dëgjimit të edhe një personi ekspert, e më pas do të vijojë propozimi i shpalosjes së dëshmive nga ana e mbrojtjes.

Vrasja e komandant Shqiponjës një vit më parë ndodhi pas një zënke për marrjen e drejtimit të degës së BDI në Kumanovë. Seanca e radhës është caktuar për 3 nëntor.

Në rastin e vrasjes së Komandant Shqiponjës, akuzohen dy persona Bajram Limani dhe Amir Latifi.

Seanca e radhës është caktuar më 3 nëntor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button