Rama në forumin ekonomik shqiptaro-serb

T’i kthejmë kufinjtë në ura që na bashkojnë e t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Ka qenë ky apeli i Kryeministrit Rama gjatë fjalës së tij në Forumin ekonomik Shqiptaro-Serb të mbajtur në Nish të Serbisë. Për të evidentuar sa kanë ndryshuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Kryeministri rikujtoi për pjesëmarrësit atmosferën e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila u zhvillua në të njëjtën datë të dy viteve më parë.

I mjaftuan pak vizita në Beograd që Edi Rama të fillonte të fliste në serbisht.
Fjalimin në forumin ekonomik shqiptaro-serb, i cili u zhvillua në Nish të Serbisë, Kryeministri e nisi duke nënvizuar se në të njëjtën datë të dy viteve më parë, u zhvillua në Beograd ndeshja mes kombëtares serbe dhe asaj të Shqipërisë, e cila përfundoi në dhunë.
Që tashmë Rama ndjehet i relaksuar në Serbi, u duk edhe nga stili me batutë që zakonisht përdor gjatë fjalimeve në Shqipëri.
Përpara homologut të tij serb dhe rreth 250 sipërmarrësve, Kryeministri i Shqipërisë apeloi për krijimin sa më parë të një tregu të përbashkët rajonal.
Edhe Aleksandër Vuçiç duket se tashmë nuk ka më dyshime mbi sinqeritetin e përpjekjes për të përmirësuar miqësinë mes dy popujve.
Ideja e një tregu rajonal për Ballkanin, që funksionon nën shembullin e atij të Bashkimit Europian, ka bindur edhe Kryeministrin serb.
Gjatë këtij forumi u krijua edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Serbe. Me batutë, dy kryeministrat treguan se kush ishte kumbarja e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button