SHBA, në sytë e votuesve Trump kanidati më i keq

Një studim mbi zgjedhësit nxori në pah se kandidati për garën presidencaile në Partinë Republikane dhe njëkohësisht, biznesmeni Donald Trump është zgjedhur si ”më i keqi” me 69 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

69 për qind të votuesve kanë dhënë mendim negativ për Trump gjatë një hulumtimi të Shoqërisë GfK në bashkëpunim me Associated Press (AP), të bërë në datat 13 mars – 4 prill. Në këtë investigim janë marrë në pyetje një mijë e 76 persona.

Ndërkohë 55 për qind të personave që morën pjesë në këtë hulumtim kanë shprehur mendim negativ edhe për kandidaten për garën presidenciale në Partinë Demokratike ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Kjo gjë ka treguar se të dyja partitë kanë probleme për sa i përket perceptimit të zgjedhësve ndaj kandidatëve që kryesojnë garën brenda këtyre partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button