Ish-presidenti Mursi do të gjykohet edhe për spiunazh!

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi i rrëzuar nga ushtria dhe që aktualisht po gjykohet për vrasjen e manifestuesve, do të përgjigjet edhe për “spiunazh” me qëllim ndërmarrjen e “akteve terroriste” që përfshijnë Hamasin palestinez dhe grupe xhihadiste, njofton agjencia Mena.

Përkrah tij do të përgjigjen përpara drejtësisë edhe 35 persona të tjerë, ndër të cilët zyrtarë të lartë të Vëllezërve myslimanë, veçanërisht Udhëheqësi suprem, Muhamed Badie si dhe zyrtarë të tjerë të kohës kur ai ishte president.

Të gjithë do të japin llogari për “spiunazh në përfitim të organizatave të huaja me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste në vend”, shton agjencia zyrtare, si dhe për “publikim të informacioneve të klasifikuara si sekret për mbrojtjen e një vendi të huaj”, për “financim të terrorizmit” dhe për’ “cënim të integritetit territorial”./ 77news

Lajme të ngjashme

Back to top button