Kriza në Siri, BE jep 147 mln euro ndihma!

Liderët europianë nënshkruan në Bruksel marrëveshje sipas të cilave Komisioni Europian do të vendosë në dispozicion të personave të prekur nga kriza humaniatre në Siri, rreth 147 milionë euro.

“Sapo nënshkruam kontratën më të madhe humanitare midis Komisionit Eurpian dhe partnerëve tanë të Kombeve të Bashkuara. jam krenar që mund të japim kaq shumë fonde për UNHCR, programin botëror të Uashimit dhe UNICEF-in”, theksoi kreu i KE-së, Jose Manuel Barroso.

Duke e cilësuar konfliktin në Siri, si tragjedinë më të madhe humanitare të kohëve tona, shefat e agjencive të OKB-së thanë se i druhen më së shumti dimrit të ashpër që po kërcënon refugjatët, transmeton 77news.

Punonjësit e ndihmave nuk kanë mundësi që të lëvizin në të gjithë vendin, pasi kufizime strikte janë ndërmarrë për këtë qëllim nga regjimi i presidentit Bashar Al Asad.

Bllokimet vijnë po vetëm nga qeveria, por në një shkallë më të vogël edhe nga kryengritësit për të bërë të mundur që ushqimi dhe medikamentet të mos arrijnë në zonat e rrethuara.

Shefat e agjencive të ndihmës apeluan për një armëpushim, në mënyrë që të ndihmohen njerëzit e shpërngulur nga lufta brenda vendit.

Rreth 9.3 milionë sirianë kanë nevojë për ndihmë, numri i atyre të shpërnngulur është rritur në 6.5 milionë persona, ndërsa të larguarit si refugjatë në vendet fqinje janë më shumë se 2.2 milionë, Kombet e Bashkuara apeluan këtë javë për një shifër rekord në ndihma, 6.5 miliardë dollarë për Sirinë dhe vendet fqinje që po ndihmojnë refugjatët e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button