MASH, i kumtoi rezultatet e konkursit për bursa të nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb-faqen e vet (www.mon.gov.mk) i kumtoi rezultatet e konkursit për bursa të nxënësve, gjithsej 737 në kategori  të ndryshme, më shumë prej të cilave janë për nxënësit nga familje të rrezikuara sociale.

“Dje u publikuan listat zyrtare në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe është kryer shpërndarja e bursave sipas kategorive të ndryshme. Kryesisht janë shpërndarë bursat për nxënësit nga familje të rrezikuara sociale dhe për nxënës me nevoja të posaçme, të tjerat janë një numër i vogël i bursave për fëmijë pa prindër dhe një pjesë e bursave për nxënës dhe sportistë të talentuar për pjesëtarë të bashkësive pakicë, të cilët sërish do të kumtohen”, deklaroi ministri Spiro Ristovski sot pas vizitës në SHF “Mirçe Acev”.

Ristovski, theksoi se është mjaft i kënaqur nga procesi i shpërndarjes së bursave të nxënësve sepse është bërë në bazë të rregullave të reja ligjore, përmes procedurës tërësisht transparente dhe përgjegjëse, me të cilën bursat i marrin nxënësit të cilët me të vërtetë i përmbushin kushtet ligjore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button