Çfarë është kjo goditje e lirë? (VIDEO)

Aq i pandalshëm konsiderohet Payet, sa që mendohet se as muri me 30 futbollistë nuk e ndal dot.

Një mori reagimesh shpërthyen në “Upton Park” kur Dimitri Payet realizoi golin e tij nga një goditje dënimi duke kapërcyer murin prej tetë futbollistësh të Crystal Palace.

Ai ekzekutim i goditjes së dënimit është shndërruar në një shqetësim që po përflitet nëpër korridoret e fuqishme dhe FIFA ka vendosur të reagojë duke ndërmarrë masa drastike.

Presidenti i FIFA­s, Gianni Infantino deklaroi: “Ideja e një goditje dënimi është ndëshkimi i gjyqtarit në adresë të ekipit mbrojtës, për ndërhyrjen e parregullt që ai ndërmerr ndaj ekipit sulmues, në tentativë për të frenuar realizimin e golit. Gjithsesi, kur goli nga goditja e dënimit shndërrohet në një fakt të sigurt, atëherë ai nuk është më futboll”.

Aq i pandalshëm konsiderohet Payet, sa që mendohet se as muri me 30 futbollistë nuk e ndal dot, përcjell “Albeu.com”.

“Nëse kjo gjë do të vazhdojë, atëherë ju do të shihni futbollistë që refuzojnë të ndërhyjnë, duke lejuar sulmuesit që të ecin drejt portës, për të shënuar, në vend që të shkaktojnë faull për goditje dënimi.

Për këtë arsye ne kemi vendosur që ekipi mbrojtës do të lejohet që të aktivizojë në fushë 20 futbollistë më shumë, çdo herë që do të akordohet goditje dënimi në favor të West Ham”, raportohet të ketë deklaruar Infantino. Madje ka edhe nga ata që mendojnë se duhet një autobus dy katësh për ta ndalur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button