Spasovski: Kaosin politik po e krijojnë BDI dhe VMRO-DPMNE

Sot, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri teknik i VMRO-DPMNE-së ka bërë shkelje të re të Marrëveshjes së Përzhinos. Sjelli vendim kundër ligjor për anulimin e të gjitha akteve juridike të ministrave, të sjellura para dorëzimit të dorëheqjeve. Kështu ka njoftuar Oliver Spasovski, sekretar gjeneral i LSDM-së si dhe Ministër për Punë të Brendshme, raporton Portalb.

Ditë më parë dorëheqjet e ministrave dhe zv/ministrave të LSDM-së nuk u konstatuan nga kryeministri Emil Dimitriev.

“Me këtë vendim, VMRO-DPMNE dhe BDI i bëjnë zgjedhjet të pamundshme, sepse kjo është qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Të gjitha vendimet lidhur me zgjedhjet duhet të vërtetohen nga opozita”, tha Spasovski.

Sipas Spasovskit, këtë kaos politik me qëllim po e krijojnë VMRO-DPMNE dhe BDI.

“Asnjë vendim të Qeverisë, e cila në vend se të organizojë zgjedhje demokratike ka për qëllim zgjedhje të kriminalizuara, nuk do ta nënshkruajmë dhe nuk do pa aplikojmë”, përfundon Spasovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button